“Plisat” me nismë madhështore, përmes peticionit kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari

Futboll

“Plisat” me nismë madhështore, përmes peticionit kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:24
“Plisat” me nismë madhështore, përmes peticionit kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari

“Plisat” me nismë madhështore, përmes peticionit kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë

Tifo grupi i njohur “Plisat”, kanë publikuar nismën e peticionit përmes të cilit kërkojnë vendosjen e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, në Prishtinë.

“Plisat” theksojnë se 22 vjet pas luftës, në kryeqytet mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar.

“Vepra e Adem Jasharit është nderuar në forma të ndryshme që nga rënia heroike e tij në të gjithë botën, por njëzet e dy(22) vjet pas luftës në kryeqytet akoma mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar. Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjëve të idealit të tij”, thuhet ndër të tjera në postimin nga “Plisat”.

Ky peticion fillon nga nesër (e premte).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat