Kane: Ne ishim favoritë

Futboll

Kane: Ne ishim favoritë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:23
Kane: Ne ishim favoritë

Harry Kane u rikthye të jetë protagonist duke realizuar dopietë në fitoren e Anglisë kundër Ukrainës.

Kapiteni i “Tre Luanëve’’ pas ndeshjes u shpreh: “Ne ishim favoritë në këtë ndeshje, kishte shumë presion dhe pritshmëri për të dhënë një performancë sa më të mirë. Një tjetër rezultat i pastër dhe katër gola, ishte një natë e përkryer për neve”.

“Disa prej nesh në këtë skuadër luajtën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2018 kundër Kroacisë dhe e dimë sa shumë na dëmtoi që nuk arritëm në finale.

Ka qenë një turne i shkëlqyeshëm deri më tani. Kemi një vizion të përbashkët se ku duam të jemi dhe ky është fitimi i trofeve të mëdhenj”.

“Çfarë momenti për ne si ekip, si komb. Shumë prej nesh që luajnë tani nuk do të kenë mundësinë të luajnë në turnetë pasardhës dhe kjo është një mundësi e artë që duhet ta kapim me të dyja duart”, tha Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat