Latifi firmos me Vllazninë

Futboll

Latifi firmos me Vllazninë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:40
Latifi firmos me Vllazninë

“Panorama Sport” raporton se Liridon Latifi është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. Ka qenë klubi shkodran që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar goditjen e bujshme në merkato.

Latifi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, teksa vlen të theksohet fakti se Vllaznia fitoi garën me Tiranën, për shërbimet e ish-yllit të Skënderbeut.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

ZYRTARE: LIRIDON LATIFI FIRMOS PËR VLLAZNINË

KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.

Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat