Tre shqiptarë startuan nga minuta e parë, pa gola finalja e parë e Kupës së Kroacisë

Futboll

Tre shqiptarë startuan nga minuta e parë, pa gola finalja e parë e Kupës së Kroacisë

Nga: K.Goca Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:54
Arbër Hoxha me të kaltra në veprim gjatë ndeshjes së sotme

Arbër Hoxha ka startuar nga minuta e parë për Dinamon e Zagrebit dhe Veldin Hoxha e Lindon Selahi po ashtu titullarë u paraqitën për Rijekën. 

Finalja e parë e Kupës së Kroacisë mes Dinamos dhe Rijekës nuk solli gola (0:0) në stadiumin në Maksimir.

Gjithçka është e hapur në takimin e kthimit në stadiumin e Rijekës dhe aty do të dihet se cila e ekip do të ngrejë lart trofeun. 

Arijan Ademi u aktivizua nga minuta e 63-të për Dinamon dhe Arbër  Hoxha është zëvendësuar në minutën e 63-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat