Ederson zbulon mesazhet e tifozëve të Arsenal-it

Futboll

Ederson zbulon mesazhet e tifozëve të Arsenal-it

Më: 15 maj 2024 Në ora: 16:22
Ederson

Portieri i Manchester Cityt, Ederson ka zbuluar se numri i tij i telefonit u zbulua përpara ndeshjes së skuadrës së tij në Premier League me Tottenham.

Braziliani mori mesazhe nga disa tifozë nga dy klubet e Londrës veriore, me shpresat e Arsenalit për titull të mbështetura tek Spurs.

Pas fitores 2-0 të Cityt në stadiumin e Tottenham, Ederson postoi një pamje të mesazheve që kishte marrë.

Ai nuk i ka fshehur numrat e shumicës së tifozëve dhe i ka postuar me mbishkrimin:

“Numri im u zbulua dhe kam marrë disa mesazhe qesharake.”

Shikoni historinë më poshtë:

Ederson ishte titullar kundër Tottenhamit, por duhej të dilte në pjesën e dytë.

Pep Guardiola zbuloi se një incident me Cristian Romero lëndoi sytë e portierit dhe ai nuk mund të shihte siç duhet. Trajneri tha në intervistën e tij pas ndeshjes:

“Ederson nuk pati tronditje, ai kishte një problem me syrin e tij. Ai nuk mund të shihte siç duhet, kështu që doktori tha që duhet ta zëvendësoja. Stefan Ortega është një portier i klasit botëror. Ai është një portier i jashtëzakonshëm”.

Stefan Ortega bëri një pritje të rëndësishme kundër Son Heung-min, duke ndihmuar skuadrën e tij të kthehet në krye të renditjes së Premier League me një ndeshje të mbetur në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat