Gianero Gasperini dhe Atalanta e tij janë sërish në qendër të vëmendjes.
Bergamaskët luftojnë këtë sezon për dy trofe, atë të Kupës së Italisë dhe atë të Europa League, një arritje e madhe duke qenë se bëhet fjalë për finalen e parë euopiane. Elozhet për Gasperinin kanë qenë të shumta si arkitekti kryesor i arritjeve të Atalantës.
Megjithatë, ka edhe nga ata që trajnerin 66-vjeçarin nuk e vlerësojnë në aspektin njerëzor.
Një nga ata është Merih Demiral, ish-mbrojtësi i Juventus që në të kaluarën ka luajtur nën urdhrat e Gasperinit te Atalanta.
Mbrojtësi turk thekson se Gasperini është i zoti në aspektin profesional, por i trajton keq futbollistët.
“Gasperini? Kur unë u largova nga Atalanta nuk e përshëndeta, por edhe ai nuk është se më kërkoi.
Si trajner Gasperini nuk diskutohet, për këtë flasin rezultatet.
Por, mua nuk më pëlqen mënyra si ai i trajton futbollistët.
Preferoj më shumë De Zerbin, Sarrin dhe Pirlon.
Me ta do të shkoja për një drekë ndërsa me Gasperinin jo”, u shpreh mbrojtësi që aktualisht është pjesë e Al-Ahli në Arabinë Saudite.