​Mourinho e kërkon te Roma, Xhaka e bën të qartë dëshirën e tij për të ardhmen

Futboll

​Mourinho e kërkon te Roma, Xhaka e bën të qartë dëshirën e tij për të ardhmen

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:11
​Mourinho e kërkon te Roma, Xhaka e bën të qartë dëshirën e tij për të ardhmen

Granit Xhaka e ka bërë të qartë se ai dëshiron të largohet nga Arsenali dhe të bashkohet me Romën, duke shpresuar se “Topçinjtë” mund të arrijnë një marrëveshje me skuadrën italiane për çmimin e tij.

Roma tashmë ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurove e cila u refuzua nga Arsenal, i cili po pret për një ofertë afër 20 milionë për mesfushorin zviceran.

Shifrat nuk janë shumë të largëta mes ofertës dhe kërkesës dhe Xhaka pret që të dy skuadrat të arrijnë një marrëveshje, duke ia bërë të qartë skuadrës së tij aktuale se ai dëshiron të largohet.

“Arsenali e di se çfarë dua të bëj, është shumë bukur këtu [në Romë]”, tha Xhaka për “Look”

28-vjeçari ka ende dy vite në kontratën e tij me Arsenalin, kështu që “Topçinjtë” nuk janë nën asnjë presion për ta shitur atë, por situata e tij duket se po bëhet e paqartë duke qenë se ai e ka bërë të qartë se e dëshiron largimin.

Jose Mourinho ka marr drejtimin e Romës dhe dëshiron ta bëjë Xhakën nënshkrimin e tij të parë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat