​Arsenali duhet të ofrojë më shumë se 50 milionë për White

Futboll

​Arsenali duhet të ofrojë më shumë se 50 milionë për White

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 18:26
Ben White

“Topçinjtë” duhet të shpenzojnë shumë të madhe nëse dëshirojnë që ta transferojnë mbrojtësin anglez.

Skuadra angleze Brighton i ka treguar Arsenalit që duhet të paguajë më shumë se 55 milionë euro, plus bonuset, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Ben White, raporton “The Sun”.

Oferta e dytë e “Topçinjëve” prej 42 milionë eurosh është refuzuar nga Brighton për mbrojtësin anglez.

Po ashtu, Paris Saint-Germain, Tottenham, Liverpool dhe Dortmund kanë shprehur interesim në shërbimet e 23 vjeçarit.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat