Koeman shtrohet në spital

Futboll

Koeman shtrohet në spital

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:25
Koeman shtrohet në spital

Barcelona po kalon një periudhë të pazakontë ku problemeve në fushën e lojës i shtohen edhe ato ekonomike e jashtë saj.

Probleme që kanë çuar deri në shtrimin në spital të Ronald Koeman, i stresuar deri në atë pikë sa për pak ka pësuar infarkt, teksa ka kaluar një atak paniku pas një mbledhje me drejtuesit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat kanë lajmëruar se Kuman ka përfunduar i shtruar në spital pasi ishte takuar me Laportën dhe drejtuesit e tjerë të klubit në një mbledhje që do të përcaktonte strategjitë e sezonit. Gjithçka është konfirmuar nga Joan Laporta sot gjatë një konferencë për shtyp.

“Ronald ka një kontratë dhje kjo i jep qetësinë e mosmarrjes së një vendimi të nxituar, kemi folur me shumë qetësi me të.

Ai pati një problem që pastaj bëri të përfundojë në spital, por i nënshtrohet rregullisht kontrolleve, pasi një vit më parë kaloi infarkt. Unë i thashë që të qetësohej, do të ulemi të diskutojmë me të javën e ardhshme dhe do të vlerësojmë gjithçka kur të kemi një ide më të qartë”, tha Laporta, duke lënë të kuptohet që gjithsesi trajneri nuk e kishte të sigurt vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat