Manchester Utd e pret Brightonin, me synim për të përfituar nga gabimet...

Futboll

Manchester Utd e pret Brightonin, me synim për të përfituar nga gabimet...

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:51
Manchester Utd e pret Brightonin, me synim për të përfituar nga gabimet...

Manchester Unitedi do të kërkojë ta shfrytëzojë plotësisht rrëshqitjen e Leicester City dhe Chelsea për ta blinduar vendin e dytë në Premierligë, kur të përballet sonte me Brightonin në shtëpi.

Djajtë e kuq janë nikoqirë të Brightonit në Old Trafford në orën 20:30.

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës U21, Andi Zeqiri, është lënë stol nga trajneri i Brighton.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është e vetëdijshme se me një fitore të mundshme ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë do t’ia siguronte një epërsi prej katër pikëve ndaj vendit të tretë, Leicester, nëntë ndaj vendit të katër Chelsea dhe 11 ndaj vendit të pestë, Tottenham.

Unitedi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, duke i fituar tri prej tyre.

Brighton, ndërkohë, i ka fituar dy ndeshjet e fundit njëlloj si Unitedi, pas tri humbjeve radhazi dhe do të kërkojë të dalë me pikë nga Old Traffordi në një luftë të vështirë për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat