Del nga spitali: Faleminderit infermierëve dhe mjekëve!

Futboll

Del nga spitali: Faleminderit infermierëve dhe mjekëve!

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:36
Del nga spitali: Faleminderit infermierëve dhe mjekëve!

Ish-drejtori “shekullor” i Milanit, tani CEO i Monza dhe senator i “Forza Italia”, Adriano Galliani, la spitalin “San Raffaele” në Milano, ku ishte shtruar pas infektimit me Covid-19.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka treguar këtë rrugëtim të vështirë, duke falenderuar “bluzat e bardha”: 

“Unë u shtrova në spital për dy javë, në atë që duket si një objekt sportiv nga jashtë. Brenda ka teknologji mbresëlënëse, por mbi të gjitha ekspertizën dhe zemrën e infermierëve dhe mjekëve fantastikë të “San Raffaele”.

Mësohet se drejtuesi i lartë i futbollit italian e ka mposhtur virusin e rrezikshëm, ka kaluar gjendjen e rrezikut dhe tashmë do të vijojë rikuperimin në shtëpi. Kujtojmë se koronavirusin e mposhti edhe “shefi” i tij i përjetshëm, Silvio Berlusconi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat