Një duel titulli, që vjen më i zjarrtë se kurrë

Futboll

Një duel titulli, që vjen më i zjarrtë se kurrë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:10
Një duel titulli, që vjen më i zjarrtë se kurrë

Një duel titulli, që vjen më i zjarrtë se kurrë edhe në Kupën e Shqipërisë.

Laçi-Partizani është pa dyshim përballja me më shumë antagonizëm në fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend, të cilën si të kuqtë dhe kurbinasit do të kishin dashur ta shmangnin në këtë raund.

Të dyja skuadrat kryesojnë kampionatin, ajo e Duros me dy pikë më shumë se formacioni i Ilir Dajës, me rivalitetin që zhvendoset në Kupën këtë të mërkurë. Laçi është një nga dy ekipet e vetme (bashkë me Vllazninë) të Superiores që ka bilanc pozitiv me të kuqtë në këtë sezon.

Në tri përplasjet e mëparshme, kurbinasit kanë barazuar jashtë 0-0 dhe 1-1, ndërsa në Laç kanë triumfuar 3-2. Një argument më shumë për të kuptuar se çfarë niveli vështirësie do të ketë për skuadrën e Dajës kjo përballje.

Duro mund të ketë një armë më tepër përballë ish-skuadrës së tij në këtë çerekfinale të parë të Kupës, Kyran Nwabuezen, i pezulluar 10 ndeshje nga Disiplina si një nga shkaktarët e dhunës që shpërtheu në Ballsh, javë më parë. Kanë kaluar 5 takime nga ajo shfaqje e shëmtuar, që do të thotë se konvertimi me gjobë i gjysmës së dënimit i jep mundësi sulmuesit nigerian të japë kontributin e tij në këtë sfidë. Një ndeshje që i ngjan një lojë shahu, ku çdo lëvizje duhet menduar në detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat