Shkupi përballet me Vardarin

Futboll

Shkupi përballet me Vardarin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:40
Cvetanoski

Me ndeshjet e javës së 23-t, fillon dhe rrethi i tretë i quajtur “Berger”, ndërsa pikërisht në këtë javë ekipi i Shkupit për kundërshtarë ka ekipin e Vardarit.

"Si zakonisht derbit e qytetit kanë zgjuar shumë interes te tifozeria ynë, por kësaj radhe shkaku I pandemisë, edhe ky derbi do të luhet pa praninë e shikuesve, të cilët ndeshjen do të kenë mundësi ta shikojnë vetëm përmes ekranit televiziv.

Është lënë në harresë humbja e papritur nga Rabotniçki dhe të gjithë futbollistët janë të mendimit se ndeshja ndaj Vardarit duhet të jetë moment rikthimi", shkruan nlë faqen e FC Shkupi.

Për duelin e të dielës ka folur Matej Cvetanoski, i cili në skuadrën tonë erdhi pikërisht nga ekipi i Vardarit, ku luajti për disa vite dhe ishte një ndër futbollistët më të mirë.

“Gjithmonë është e vështirë kur luhen derbit e qytetit. Në këtë rast nuk luan rol forma, por kush më shumë e dëshiron fitoren. Vardari gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet klub i madh, pa marrë parasysh se me ç’far vështirësie dhe me ç’far lojtarësh luan.

Do ta kem vështirë që të luaj kundër ish-ekipit tim, por do të jap maksimumin që unë dhe Shkupi ta fitojmë këtë ndeshje dhe të mbetemi në garë për titullin”, ka thënë Cvetanoski.

Për duelin e të dielës, trajneri Hasan Ozer nuk do të mundë të llogaritë në shërbimet e Sabit Bilali, i cili shkaku i akumulimit të pesë kartonëve të verdhë, ka mbetur jashtë ekipit, si dhe tani më i lënduari Fatih Ismaili.

Ndeshja Shkupi – Vardari luhet në terrenin e kompleksit sportiv pranë FFM-s, me fillim në orën 15:00, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Igor Stojçevski nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat