Rikthimi i bujshëm, agjenti i CR7 nis bisedimet me presidentin e Real Madrid

Futboll

Rikthimi i bujshëm, agjenti i CR7 nis bisedimet me presidentin e Real Madrid

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:44
Cristiano Ronaldo

Zërat e largimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të sezonit, po shtohen nga ditë në ditë. Dështimi i radhës në Champions League me bardhezinjtë, e ka zemëruar fituesin e pesë “Topave të Artë”, i cili dëshiron të një një aventurë të re.

PSG e pëlqen shumë dhe po bisedon me agjentin e lojtarit, interesim për yllin portugez ka edhe nga disa klube të Premier League, teksa ka dalë në skenë edhe… Real Madrid. Juventusi kërkon 29 milion euro për ta lënë të lirë.

Marca dhe AS raportojnë se Jorge Mendes, agjenti i sulmuesit 36-vjeçar, po negocion me Florentino Perez, kreun e “Los Blancos”. Për momentin bëhet fjalë vetëm për sondazhe dhe bisedime paraprake për të mësuar nëse ekziston mundësia e rikthimit te Reali.

CR7 do ishte i mirëpritur në “Santiago Bernabeu”, aty ku shkëlqeu dhe fitoi gjatë nëntë sezoneve që veshi fanellën e kampionëve të Spanjës (2009-2018). Merkato e verës së ardhshme parashikohet e zjarrtë dhe Ronaldon mund ta shohim sërish te Reali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat