Përdhunoi vajzën shqiptare, Apeli konfirmon dënimin ndaj superyllit botëror

Futboll

Përdhunoi vajzën shqiptare, Apeli konfirmon dënimin ndaj superyllit botëror

Më: 10 mars 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustruese

Futbollisti i njohur brazilian, Robinho, i është konfirmuar dënimi me nëntë vjet burg.

Dënimi është konfirmuar të martën nga Gjykat e Apelit në Milano, ka njoftuar “El Pais”.

Dënimi i njëjtë është konfirmuar edhe ndaj shokut të tij, Ricardo Falcos.

Image

Të dytë ishin pjesëmarrës në përdhunimin në grup të një vajze me origjinë shqiptare në një klub nate me emrin “Sio Café” në qytetin e Milanos.

Ngjarja kishte ndodhur më 22 janar të vitit 2013, atëherë kur Robinho luante për Milanin, teksa vajza shqiptare po festonte ditëlindjen e saj të 23-të në atë klub nate.

Robinho në të kaluarën ka luajtuar për Real Madridin, Manchester City dhe Milan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat