Sejdini tregon se mbetet apo jo Angellovski selektori i Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Sejdini tregon se mbetet apo jo Angellovski selektori i Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:44
Sejdini tregon se mbetet apo jo Angellovski selektori i Maqedonisë së Veriut 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, konfirmon përmes faqes së tij zyrtare, se Igor Angellovski, mbetet selektor i Maqedonisë. Ai tregon në pika të shkurtra arsyet pse vazhduan me Angellovskin.

”Ashtu siç kemi premtuar para opinionit për zgjedhjen tonë të parë për seleksionues, sot konfirmojmë se kemi vazhduar rrugën drejt suksesit. 

Me Igorin shumë lehtë jemi marrë vesh për gjitha detajet rreth vazhdimit të bashkëpunimit, pasi edhe te ai, ashtu si te ne mbizotëronte disponim pozitiv që suksesin që kemi bërë ta vazhdojmë bashkarisht. 

Ne jemi profesionistë dhe e dimë se rezultatet e mira japin mundësi më të madhe për të ruajtur çdo pozicion”, ka shkruar Sejdini.

"Seleksionuesi me stafin e tij teknik në atmosferë të shkëlqyeshme tash do të përgatiten për kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Europian. Gjithë ne dëshirojmë të na drejtojnë në suksese të reja.

Besoj se Maqedonia do të tregojë fytyrën e vërtetë dhe apeloj të gjithë qytetarët e vendit dhe gjithë tifozët të jemi të bashkuar dhe të tregojmë unitet.

Kualifikimi në Kampionatin Europian është ëndër për çdo fëmijë, ndërsa futbollistët tashmë kanë motiv të jashtëzakonshëm për fitore të reja. Tani duhet të ndihmojmë të gjithë, në secilën mënyrë, ndërsa pastaj do të flasim për kualifikimin tonë në EURO 2020 dhe për atë se sa kjo vlen për të ardhmen e futbollit në vendin tonë”, tha Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat