Sulejmani dhe Muslija me Hannoverin demolojnë Sandhausenin e Halimit 

Futboll

Sulejmani dhe Muslija me Hannoverin demolojnë Sandhausenin e Halimit 

Nga: K.Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:21
Sulejmani dhe Muslija me Hannoverin demolojnë Sandhausenin e Halimit 

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija, me ekipin e Hannoverit, demolojnë me rezultat 4:0 Sandhausenin, në takimin e javës së 14-të të Bundesliga II. 

Sulejmani u paraqit titullar deri në minutën e 46-të, ndërsa Muslija pati pak minuta lojë, nga minuta e 87-të. 

Golat i shënuan Ducksch (23' e 52'), Twumas (48' e 89').  Reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi, u aktivizua nga minuta e 79-të, por e patën një ditë të keqe. 

Hannover renditet në vend të 9-të me 20 pikë, ndërsa Sandhausen është në zonën e rrezikut përkatësisht në pozitën e 18-të me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat