Super përballjet e gjysmëfinaleve në Ligën Unike

Basketboll

Super përballjet e gjysmëfinaleve në Ligën Unike

Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 8 Liga Unike.

Në gjysmëfinale do të përballen katër skuadrat nga Kosova, që në çerekfinale shënuan fitore ndaj atyre të Shqipërisë.

Njëherësh këto katër skuadra janë edhe katër vendet e para në Superligën e Kosovës, andaj priten sfida shumë interesante dhe rivalizuese.

Përballja e parë do të jetë Golden Eagle Ylli-Peja, apo ish-kampioni dhe kampioni aktual i Ligës Unike. Therandasit kishin fituar në edicionin e parë dhe historik, derisa pejanët triumfuan në edicionin e fundit.

Dy skuadrat verdhezi premtojnë spektakël të basketbollit në Vlorë, ku po zhvillohet ky event i basketbollit mbarëshqiptar.

Dueli tjetër pritet të jetë edhe më interesant mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra rivale të basketbollit të Kosovës, që e duan trofeun për herë të parë në histori të klubit.  

Të katër skuadrat duan kalimin në finale, si dhe trofeun e çmuar.

Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja zhvillohen të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat