Bordi i FIBA Evropës mbajti takimin e radhës në Gjibraltar

Basketboll

Bordi i FIBA Evropës mbajti takimin e radhës në Gjibraltar

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:11
Bordi i FIBA Evropës

Takimi i tretë i Bordit të FIBA Europe, për periudhën e 2023-2027, u mbajt në Gjibraltar të premten.

Ministri i Sportit i të Gjibraltarit, Z. Leslie Bruzon, bëri hapjen, duke ofruar një mikpritje të ngrohtë për delegatët, si dhe duke lavdëruar lidhjet e forta mes Gjibraltarit dhe botës së sportit dhe FIBA-s.

Takimin e udhëhoqi Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, ndërsa Presidenti i FIBA-s, Sheikh Saud Ali Al Thani, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA për Evropën, Kamil Novak ishin të pranishëm.

Pjesë e takimit ishte edhe anëtari i Bordit të FIBA Evropës, Arben Fetahu, njëherësh Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat