Boston rinis me fitore

Basketboll

Boston rinis me fitore

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

NBA është rikthyer sot pas ndeshjes së All Star Game disa ditë më parë. Kampionët e Denver fituan 130-110 ndaj Washington, një sfidë dominuar nga vendasit, ku u dallua Nikola Jokic me një “triple double” (21 pikë, 19 rebound, 15 asist).

Fiton edhe Boston, që komandon renditjen e NBA dhe të Konferencës së Lindjes. Ekipi i Celtics mposhti 129-112 Chicago jashtë fushe. White me 28 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën për skuadrën mike.

Skuadra e Golden State, falë 32 pikëve të Stephen Curry, mundi 128-110 Lakers, ndeshje ku për miqtë mungoi James. Vijon sezoni pozitiv i Oklahoma, që mundi 129-107 Clippers, sfidë ku u dallua Alexander Shai me 31 pikë.

Luka Doncic realizoi 41 pikë në fitoren e Dallas, që mundi 123-113 Phoenix, duke qenë lider në fushë. Skuadra kanadeze e Toronto muni 121-93 Brooklyn, ndeshje ku u dallua Trent me 25 pikë, ndërsa Indiana mundi 129-115 Detroit, me Haliburton protagonist (25 pikë).

Rezultatet

Cleveland – Orlando, 109-116

Indiana – Detroit, 129-115

Philadelphia – New York, 96-110

Toronto – Brooklyn, 121-93

Dallas – Phoenix, 123-113

Chicago – Boston, 112-129

New Orleans – Houston, 127-105

Oklahoma – Clippers, 129-107

Denver – Washington, 130-110

Utah Jazz – Charlotte, 107-115

Golden State – Lakers, 128-110

Sacramento – San Antonio, 127-122

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat