Bostoni i sigurt në Lindje

Basketboll

Bostoni i sigurt në Lindje

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 11:42
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Bostonit është gjithnjë e më i sigurt në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, pasi që mposhti 125-117 Atlanta-n.

Të gjithë titullarët e Seltiks-it realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Porzingis, autor i 31 pikëve.

Fitorja e dytë radhazi për Golden Stejt, që mundi 137-104 Filadelfia-n dhe synon zonën “Play Out”. Vigins me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për Uarriorsat. Humbet ekipi i Los Anxhelos Klipers, që në fushën e tij, u mund me 117-106 nga Nju Orlnsi, duke lëshuar kreun në Konferencën e Perëndimit.

MekKollum me 25 pikë u dallua për Nju Orlinsin, ndërsa për Los Anxhelos Klipers mungoi lojtari-lider.

Fitore të lehtë korri Majami, që në shtëpi mundi 116-104 San Antonio. Për ekipin nga Florida u dalluan Herro me 24 pikë dhe Adebajo me 20 pikë.

 NBA-REZULTATET

Sharlot – Toronto, 117-123

Uashington – Klivlend 106-114

Boston – Atlanta 125-117

Majami – San Antonio, 116-104

Filadelfia – Golden Stejt, 104-127

LA Klippers – Nju Orlins, 106-117

Sakramento – Detroit, 120-133

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat