Përballjet interesante në Ligën e Parë

Basketboll

Përballjet interesante në Ligën e Parë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:02
Orari i ndeshjeve

Liga e Parë e Meshkujve vazhdoi me ndeshje interesante në vitin 2024.

Bora vazhdoi me fitore edhe në këtë vit, kësaj radhe, duke mundur Vushtrrinë me shifrat bindëse 131:51. Prishtinasit kanë 12 fitore në 12 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa asnjë humbje në këtë rang garash, ndërkohë vushtrriasit kanë shtatë fitore e katër humbje.

Kerasan ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 93:70. Prishtinasit numërojnë tri fitore e nëntë humbje, kurse gjilanasit katër fitore e tetë humbje.

Kosovari ka shënuar fitore bindëse ndaj Gjakovës së Re, me 100 pikë dallim, 60:160. Kosovari nga Bardhi i Madh ka shtatë fitore e katër humbje, derisa skuadra nga Gjakova, 12 humbje në 12 ndeshje të zhvilluara, njëkohësisht skuadra e vetme pa fitore në këtë ligë.

Në javën e 16-të, po ashtu do të ketë disa ndeshje interesante, ku Drita do të ndeshet me New Basket, Vushtrria me Borea-n, si dhe Kosovari i Bardhit të Madh me Kerasanin.

Liga e Parë e Meshkujve-Java 15

Kerasan – Drita                   93:79

Gjakova e Re – Kosovari   60:160

Bora - Vushtrria                  131:51

Java 16

E enjte

15:30 Drita - NEW Basket

19:00 Vushtrria - Borea

E premte

18:30 Kosovari - Kerasan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat