Penza fiton bindshëm në Mitrovicë, Anita Grainca shënon 19 pikë

Basketboll

Penza fiton bindshëm në Mitrovicë, Anita Grainca shënon 19 pikë

Më: 14 janar 2024 Në ora: 19:37
Penza

Penza ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 65:84 (19:21,21:28,8:18,17:17).

Nën drejtimin e Fabian Gjuka loja e Penzes ka ndryshuar tërësisht , vajzat pejane e nisën mjaftë mirë këtë ndeshje duke arritur që të krijoj epërsi që nga fillimi e ta mbajnë deri në fund për ta shënuar fitoren e parë ndaj Trepçës këtë edicion.

Në pjesën e parë rezultati ishte 40:49 në të mirë të Penzes.

Epërsia u thellua edhe më shumë kur në çerekun e tretë Trepça nuk arriti të shënoj më shumë se 8 pikë ndërsa Penza realizoi edhe 18 të tjera.

10 minutat e fundit ishin më të barabartë, Penza po mundohej ta ruante epërsinë e krijuar ndërsa Trepça po mundohej t’i afrohej sa më shumë rezultatit, ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 65:84.

Për Penzen  më të dalluarat ishin Saranda Daci me 25 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime dhe Anita Grainca me 19 pikë e 9 asistime.

Kurse tek Trepça më e mira ishte Jessica Wilson me 17 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat