Sylejmani sqaron opinionin: Rikthimi im në klub ka ndodhur në një periudhë jo të lehtë

Basketboll

Sylejmani sqaron opinionin: Rikthimi im në klub ka ndodhur në një periudhë jo të lehtë

Nga: K. G. Më: 11 janar 2024 Në ora: 22:42
Sylejmani

Albert Sylejmani nuk është kryetrajner i SIgal Prishtinës.

Vendin e tij e ka zënë kroati Jaksa Vuliq.

Sylejmani ka sqaruar opinionin në lidhje me çështjen e tij. 

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, tifozët më të mirë ‘Plisat’, dhe adhurues të basketbollit,

Nëpërmjet këtij shkrimi dëshiroj të ju njoftoj që KB Sigal Prishtina, ka arritur marrëveshje me një trajner të ri pas refuzimit tim që edhe më tutje të jem në krye të shtabit teknik si kryetrajner. 

Kur klubi ka pasur më së shumti nevojë me shumë kënaqësi ju kam bashkangjitur edhe përkundër shumë obligimeve personale. 

Dëshiroj të ju njoftoj që e kam të pamundur të pranoj një përgjegjësi të tillë edhe më tutje për shkak të angazhimeve të shumta që kam. 

Rikthimi im në klub ka ndodhur në një periudhë jo të lehtë për klubin për shkak të rezultateve të dobëta, dhe me marrjen e detyrës nga ana ime gradualisht kemi filluar të kemi ngritje të performancës dhe përmirësim të rezultateve! 

U jam përjetësisht mirënjohës presidentit Blerand Stavileci, drejtorit gjeneral Luan Maloku dhe anëtarëve të bordit për besimin e dhënë! 

Unë do të vazhdoj të jem pjesë në stafin e trajnerëve për aq sa udhëheqësit e shohin të nevojshme që të jem pjesë e klubit. 

Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për mesazhet e shumta dhe përkrahjen që nuk e kam përjetuar më parë!”, ka shkruar Sylejmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat