Triumfojnë Boston dhe Utah

Basketboll

Triumfojnë Boston dhe Utah

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:48
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur 4 takime mbrëmjen e djeshme në NBA. Boston Celtics mposhtin 118-101 Indiana Pacers dhe konsolidojnë pozitat e tyre në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Giannis Antetokounmpo realizon 48 pikë, por nuk mjaftojnë që Milwaukee Bucks të evitojë humbjen përballë Houston.

Utah Jazz mposht në transfertë 120-109 Philadelphia, ndërsa New York Knicks fitojnë  121-105 ndaj Washington  

INDIANA PACERS-BOSTON CELTICS 101-118

Jayson Tathum dhe Jalen Brown udhëheqin Bostonin drejt një tjetër suksesi, pasi janë protagonistët e Celtics në fitoren 118-101 në shtëpinë e Indiana Pacers. I pari realizon 38 pikë, ndërsa i dyti 31 pikë. Bostoni nis ndeshjen mirë, por vendasit reagojnë dhe në përfundim të periodës së tretë rezultati është (84-81 për miqtë). Vendimtare janë 12 minutat e fundit, që fitohen nbga Bostoni 34-20. Bostoni konsolidon pozitat në krye të Konferencës së Lindjes, ndërsa Indiana kthehet te humbja pas 6 fitoreve radhazi në kampionat.

 PHILADELPHIA 76ERS-UTAH JAZZ 109-120

Markkanen (33 pikë) dhe Sexton (22 pikë) spikasin në fitoren 120-109 që Utah merr në shtëpinë e Philadelphias. Mungesa e Joel Embiid tek vendasit ndikon në këtë rezultat. Pjesa e parë është e ekuilibruar (58-57 në favor të Jazz), por në të dytën miqtë arrijnë që të shkëputen dhe të marrin një sukses të merituar.

HOUSTON ROCKETS-MILWAUKEE BUCKS 112-108

Nuk mjafton një super Giannis Antetokounmpo që Milwaukee të evitojë humbjen përballë Houston Rockets. Greku shënon 48 pikë, por janë teksanët ata që fitojnë sfidën me rezultatin 112-108. Sengun me 21 pikë dhe VanVleet me 14 pikë janë më të mirët për vendasit.

WASHINGTON WIZARDS-NEW YORK KNICKS 105-121

Knicks-at fitojnë 121-115 në Uashington, arrijnë suksesin e katërt radhazi në kampionat dhe konfirmojnë vendin e katërt në Konferencën e Lindjes. New York dominon pjesën e parë (63-43) dhe në të dytën administron rezultatin. Julius Randle (39 pikë) dhe Jalen Brunson (33 pikë) janë protagonistët e kësaj fitoreje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat