Përballje interesante në NBA

Basketboll

Përballje interesante në NBA

Më: 5 janar 2024 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja

NBA vijon me të njëjtin rivalitet në të dyja konferencat ashtu siç u mbyll viti 2023. Indiana Pacers fitoi 142-130 ndaj Milwaukee në një përballje mes ekipesh pretendente në Lindje.

Fitoi edhe Toronto, që mundi 116-111 Memphisin jashtë fushe.

Zhgënjeu ekipi i Lakers, që u mund 110-96 nga Miami, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. 8 lojtarë të Miami ralizuan mbi 10 pikë.

Skuadra e Klipers mposhti 131-122 Feniksin, ndeshje ku u dalluan George me 33 pikë e Leonard me 30 pikë. Minnesota mbrojti vendin e parë në Perëndim pavarësisht humbjes 117-106 ndaj Nju Orleans.

Triumfoi skuadra e Dallas, që mundi 126-97 Portlandin, ndeshje ku shkëlqeu Luka Donçiq, autor i 41 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat