Vëllaznimi përforcohet me Joshua Nurse

Basketboll

Vëllaznimi përforcohet me Joshua Nurse

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:14
Vëllaznimi

Joshua Nurse është përforcimi më i fundit i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan.

"KB Vëllaznimi prezanton befasinë për tifozët para ndeshjes së sezonit ndaj KB Prishtinës – transferimin e alo-qendrës Joshua Nurse.

25 vjeçari i gjatë 207CM vjen nga Bundesliga e Austrisë ku së fundmi luajti për BK Kolesterneuburg. Në 32 ndeshje ai ishte pjesë pivotale e skuadrës drejt arritjes së synimeve ekipore.

Më parë ai ka performuar edhe per Kozuvin dhe Dinamo Tbilisin, ku në Gjeorgji ishte prej lojtarëve më të dalluar mesatare prej 10.8 pikë, 12.2 kërcimeve, 1.7 asistimesh dhe 0.8 bllokadash çka dëshmon potencialin e tij të hatashëm.

Ai tashmë i është bashkangjitur familjes tonë dhe do të jetë gati për super ndeshjen ndaj KB Prishtinës të shtunën”", njofton KB Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat