Borea fiton derbin në Ligën e Parë

Basketboll

Borea fiton derbin në Ligën e Parë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:50
Rezultatet

Në Ligën e Parë në kuadër të xhiros së pestë u zhvilluan disa sfida interesante, ndërsa derbi ishte ndërmjet Borea-s dhe Kosovarit nga Bardhi i Madh.

Takimi u fitua nga skuadra pejane 79:77, ku u vendos në çastet e fundit, pasi fituesi nuk është ditur deri në fund, por pejanët ruajtën epërsinë me sukses dhe triumfuan me dy pikë dallim, për dy pikët e radhës. Bujar Çeku ishte më i miri te vendasit me 21 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Eliot Peci me 28 pikë dhe Adrian Ibishi me 21 pikë e 16 pikë.

Borea ka katër fitore e një humbje, ndërsa Kosovari dy fitore e dy humbje.

Fitoren e parë në këtë edicion e ka shënuar Drita, duke mundur Gjakovën e Re, si mysafire me rezultat 54:73, ndërsa skuadra nga Gjakova ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë edicion. Te Gjakova e Re më i miri ishte Diar Efendija me 16 pikë, kurse te Drita më i miri ishte Qëndrim Demi me 26 pikë e dhjetë kërcime.

New Basket ka shënuar fitore kundër Kerasan-it me rezultat 75:98. Prizrenasit e fituan çerekun e parë 12:30 dhe e ruajtën epërsinë deri në fund.

Te Kerasan u dalluan Eris Zeneli me 16 pikë e 14 kërcime, Ergin Grosha dhe Ismajl Voca me nga 15 pikë, ndërsa te New Basket u dalluan Almamy Syla me 14 pikë e 18 kërcime, Idol Palushi me 23 pikë e 12 kërcime dhe Rilind Krasniqi me 21 pikë e 10 kërcime. New Basket ka tri fitore e dy humbje, derisa Kerasan ka një fitore e tri humbje.

Ndeshja Bora-AS Prishtina nuk u zhvillua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat