Superliga në statistika

Basketboll

Superliga në statistika

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:34
Sstatistika

Në Prince Caffe Superligë janë zhvilluar zhvilluar katër xhiro, ku Peja është e vetmja e pamposhtur derisa Vëllaznimi është i vetëm pa fitore.

Sulmin më të mirë në elitë e ka Peja, me 96 pikë mesatare për ndeshje, ndërsa për mbrojtje në vendin e parë është Trepca, që ka pranuar 72.5 pikë për ndeshje.

Mitrovicasit prijnë edhe me kërcime me 44.75 për ndeshje, kurse sa i përket asistime, Golden Eagle Ylli është në vendin e parë me 27, shkruan në faqen e FBK-së.

Istogu ndodhet në vendin e parë sa i përket topave të vjedhur, me mesatare prej 10.5, kurse Peja është në vendin e parë sërish te bllokadat me 3.25 për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat