Sonte ndeshjet e para të Kosovës në FIBA 3x3 U23

Basketboll

Sonte ndeshjet e para të Kosovës në FIBA 3x3 U23

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:15
Pamje nga një ndeshjje

Sonte janë ndeshjet e para të Kosovës në FIBA 3x3 U23 Nations League, që mbahet në Szolnok të Hungarisë. Kjo garë do të zhvillohet nga 1 deri më 3 gusht.

Ndeshja e parë është ndaj Holandës te femrat nga ora 16:50, ndërsa meshkujt përballen me Gjermaninë nga ora 5:15.

Vashat e Kosovës sfidën e dytë e kanë ndaj Hungarisë nga ora 18:40, kurse meshkujt ndaj Greqisë nga ora 7:05.

Të gjithë garën mund ta ndiqni në faqen e FIBA 3x3 në YouTube dhe Facebook.

Për Kosovën te meshkujt do të garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj, kurse te femrat: Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Erjona Krasniqi dhe Sara Vraniçi.

Ashtu si edhe në Prishtinë do të garojnë Gjermania, Holanda, Hungaria, Greqia, Turqia dhe Kosova në të dyja konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat