Lakersat e eliminojnë Golden State Warriors

Basketboll

Lakersat e eliminojnë Golden State Warriors

Më: 13 maj 2023 Në ora: 10:29
LeBron James dhe Steph Curry

Los Angeles Lakers ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të play-offit në NBA.

Ekipi i udhëhequr nga LeBron James triumfoi 122:101 ndaj Golden State Warriors, për ta arritur fitoren e katërt, krahas dy të “Luftëtarëve”.

Në gjysmëfinale, Lakersat do të përballen me Denver Nuggets.

Kualifikimin në gjysmëfinale e siguroi edhe Miami Heat, që mundi 96:92 New York Knicks.

Në gjysmëfinale, Miami e prêt fituesin e përballjes Boston Celtics-Philadelphia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat