Denver nuk gabon

Basketboll

Denver nuk gabon

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:18
Pamje nga ndeshja Denver - Phoenix

Denver kthehet te fitorja dhe merr  epërsinë në serinë e gjysmëfinaleve kundër Phoenix, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales në Konferencën e Perëndimit.

Nudggets triumfuan 118-102 në shtëpinë e tyre, ndërsa tani rezultati i përgjithëshëm është 3-2 në favorin e tyre.

Me tre shifra dopjo 29 pikë, 13 topa në tabelë dhe 12 asist ishte protagonisti kryesor në fitoren e Denver.

Kjo paraqitje spektakolare e basketbollistit serb bëri të pavlefshme ndeshjen e madhe të dyshes Devin Booker dhe Kevin Durant.

I pari shënoi 28 pikë, ndërsa tjetri e mbylli sfidën me dy shifra dopjo 26 pikë dhe 11 ribaund.

Por kaq nuk i mjaftuan Phoenix, që duhet të fitojë me çdo kusht gjysmëfinalen e gjashtë për të qëndruar në lojë.

Pranë finales së Konferencës së Lindjes edhe Philadelphia, që mori një fitore të madhe në transfertë në sfidën e pestë kundër Boston.

“Sixers” imponuan rezultatin 103-115, duke marrë edhe epërsinë 3-2 të serisë. Jayson Tatum me 36 pikë dhe 10 topa në tabelë bëri detyrën me një paraqitje të shkëlqyer, por Celtics nuk u ngjitën në lartësinë e yllit të tyre.

Ndërkohë, fitorja e Philadelphia mban firmën e Joel Embiid me 33 pikë.

Me këtë sukses, “Sixers” kanë edhe favorin fushë, pasi ndeshjen e gjashtë do ta luajnë në shtëpinë e tyre dhe një fitore do t’i dërgonte në finalen e Lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat