Në Prishtinë do të mbahet Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan

Basketboll

Në Prishtinë do të mbahet Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:03
Ilustrim

Në fundjavë (më 29 dhe 30 prill) në Prishtinë do të mbahet Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan Nick Berlage. Klinika organizohet nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Komunën e Prishtinës. Klinika do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 13:00 në Sallën e Sportit “ISP MARIGONA”.

Pjesëmarrja në këtë klinikë është e obligueshme për të gjithë trajnerët dhe trajneret.

Po ashtu përcjellja e klinikës është falas.

Programi i Klinikës

E shtunë

10:00-13:00 Përmirësimi i gjuajtjes në mënyrë algoritmike

E diel

10:00-13:00 Ushtrime për përmirësimin e gjuajtjes te lojtarët e rinj dhe atyre më të avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat