Bashkimi, i treti në Ligën Unike

Basketboll

Bashkimi, i treti në Ligën Unike

Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:04
Bashkimi

Bashkimi është renditur në vendin e tretë në Ligën Unike të Femrave, pasi shënoi fitore ndaj Prishtinës 63:68 (13:17, 15:10, 20:21, 15:20).

Kështu basketbollistet prizrenase u stolisën me medalje të bronztë në Final 4, që po zhvillohet në Vlorë.

Më e mira te Prishtina ishte Sarah Mgbeike me 16 pikë e 14 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Taliyah Hopkins me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Aulona Muhadri me gjashtë pikë e 11 kërcime.

Finalja e Ligës Unike do të zhvillohet nga ora 19:00 ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat