Phoenix marrin fitore të rëndësishme

Basketboll

Phoenix marrin fitore të rëndësishme

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:07
Ndeshja Phoenix - Chicago

Phoenix Suns ka marrë fitoren e dytë radhazi në NBA, teksa ka mposhtur në udhëtim Chicago Bulls.

Suns triumfuan në United Center të Chicagos me 21 pikë diferencë 104:125.

Devin Booker ka qenë fantastik në këtë sfidë me 35 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Okogie që shtoi 25 pikë, derisa Kevin Durant dha kontribut me 20 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asiastime.

Te vendasit më efikasi ishte DeMare DeRozan që kontribuoi 31 pikë e gjashtë asistime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Ndërkohë Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë para adhuruesve të vet nga Minnesota Timberwolves me rezultat 102:110.

Ruddy Gobert me 22 pikë e 14 asistime ishte më meritori për fitoren e Timberolves në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat