Penza - Prishtina, derbi i javës

Basketboll

Penza - Prishtina, derbi i javës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:43
Orari i ndeshjeve

Të premten dhe të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të në Superligën e Femrave.

Derbi i kësaj jave zhvillohet të premten në Pejë mes Penzës dhe Prishtinës.

Vajzat nga Peja të cilat janë në vendin e tretë në tabelë kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse vajzat bardhë e kaltër të cilat debutojnë me trajnerin e ri Albert Sylejmanin kanë regjistruar 14 fitore dhe katër humbje.

Sfida pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si ka ndodhur në përballjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave me ambicie të mëdha për këtë edicion.

Të shtunën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. United Basketball pret në shtëpi Vëllaznimn kurse Trepça udhëton te Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat