Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Vlorë

Basketboll

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Vlorë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:36
Palestra në Vlorë

Bordi Drejtues i Ligës Unike më 01.03.2023 pas shqyrtimit të kërkesës së klubit të femrave Flamurtari nga Vlora për organizim të Final Four Ligës Unike për Femra ka marrë vendim që ky aktivitet të organizohet më 15/16 Mars nga klubi në fjalë. 

I njëjti i ka plotësuar të gjitha kriteret konform Udhëzuesit për Organizim të Final Four Liga Unike.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit Drejtues të Ligës UNIKE; njofton Ilir Trebicka, kryetar i Bordit Drejtues të LIgës Unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat