Fanella e tretë më e shtrenjtë e shitur në ankand

Basketboll

Fanella e tretë më e shtrenjtë e shitur në ankand

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 11:08
Fanella e tretë më e shtrenjtë e shitur në ankand

Fanella e Kobi Brajantit me ekipin e Los Anxhelos Lejkers, e veshur në sezonin 2007-2008, është shitur në ankand nga “Sotheby’s” për shifrën e 5,849,700 dollarë, pak më pak se 5,5 milionë euro.

Kjo është shuma e dytë më e lartë e paguar ndonjëherë për fanellën e një basketbollisti.

Rekordi absolut i takon Majkll Xhordanit në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së të vitit 1998, të shitur në ankand shtatorin e kaluar për 10 milionë dollarë.

Në klasifikimin absolut, mes Xhordanit dhe Brajantit, shkëlqen legjenda Maradona.

Fanella e tij e veshur në finalen e Kupës së Botës 1986 për ndeshjen kundër Anglisë, dita ku Maradona shënoi golin me dorë, majin e kaluar është shitur për 9,28 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat