Sfidat e Superligës

Basketboll

Sfidat e Superligës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:23
Sfidat e Superligës

Fundjava do të sjellë ndeshjet e javës së 21-të në Prince Caffe Superligë, apo rrethi i tretë i garave të elitës.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Rahovecit.

Pejanët kanë pasur një rënie në xhirot e fundit, sidoqoftë, renditen në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje, kurse Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje.

Verdhezinjtë shihen favoritë për këtë duel, që është si parapërgatitje para duelit çerekfinal në Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll.

Dueli i dytë i ditës së shtunë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Trepcës, që po ashtu do të përballen në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Kuqezinjtë në elitë kanë tetë fitore e 12 humbje, ndërsa mitrovicasit numërojnë 11 fitore e nëntë humbje.

Të dielën do të zhvillohen dy duele mjaft interesante.

Golden Eagle Ylli që u ndal pas 15 fitoreve radhazi do të përballet me Bashkimin, që ka ngritje të formës, andaj pritet një ballafaqim shumë interesant në Therandë. Therandasit kanë 15 fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit nëntë fitore e 11 humbje.  

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit.

Bardhekaltrit kanë 15 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë shtatë fitore e 13 humbje.

Sfida është e rëndësishme për të dy skuadrat, që kanë ambicie të ndryshme në këtë edicion.

Prince Caffe Superliga - Java 21

E shtunë

17:00 Peja - Rahoveci                           

19:00 Vëllaznimi - Trepça                            

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli - Bashkimi                        

19:00 Sigal Prishtina - Ponte Prizreni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat