Phoenix mposht kampionët

Basketboll

Phoenix mposht kampionët

Më: 11 janar 2023 Në ora: 12:55
Phoenix mposht kampionët

Skuadra kampione e Golden State u mund 125-113 në fushën e saj nga Phoenix, një përballje mes dy ekipesh që synojnë zonën play off. Tri lojtarë të Phoenix realizuan mbi 20 pikë (Bridges 26 më i miri), duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Thompson për Warriors.

Fitore të thellë korri Philadelphia, që falë 36 pikëve të Joel Embiid, mundi 147-116 Detroit. Zhgënjen ekipi i Dallas, që u mund 1143-101 nga Clippers. Edhe pse Luka Doncic realizoi 43 pikë e 11 rebound, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa Leonard realizoi 33 pikë për Clippers.

Ekipi i Toronto mundi 132-120 Charlotte, sfidë ku diferencën në parket e bëri Siakam, autor i 28 pikëve. Fitore në sekondën e fundit korri Miami, që mundi 112-111 Oklahoma (Butler 35 pikë), ndërsa Utah jazz, falë 32 pikëve të Clarkson, mposhti 116-114 Cleveland.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Detroit, 147-116

Miami – Oklahoma, 112-111

Toronto – Charlotte, 132-120

Utah Jazz – Cleveland, 116-114

Golden State – Phoenix, 113-125

Portland – Orlando, 106-109

Clippers – Dallas, 113-101

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat