Igor Chumakov, përforcimi i radhës i Rahovecit

Basketboll

Igor Chumakov, përforcimi i radhës i Rahovecit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 15:54
Igor Chumakov

KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj në prag të fillimit të pjesës së dytë sezonit.

Përmes faqes zyrtare të klubit, Rahoveci bëri të ditur se ka nënshkruar me Igor Chumakov.

Ukrainasi është i gjatë 207 centimetra dhe luan në pozitat 4/5.

“Igor Chumakov vjen në Rahovec me një bagazh dhe karrierë tejet kredibile dhe paraqitje në rangjet e larta të basketbollit evropian me paraqitje të rregullta në FIBA Europe Cup. Ai vjen nga Kharkivskyi Sokoly ku u dallua edicionin e kaluar me mesatare prej 14.8 pikësh, 5.8 kërcimesh, 1.4 asistimesh dhe 0.7 bllokadash.

Para Kharkivskyi Sokoly ai luajti vazhdimisht në Superligën e Ukrainës për Donetsk, Zaporizhye, Cherkaski Mavpy, Dnipro dhe MBC Mykolaiv.  

Ai ka luajtur në Bundesliga 1 të Austrisë për Raiffeisen Frustenfeld Panthers dhe në Superligën e Polonisë për Pszczolka Start Lublin. Igor dallohet si qendër moderne, me përqindje të lartë për tri pikë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e “Vreshtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat