Përballje interesante dhe me kthesa në rezultat në mes të rivalëve të qytetit

Basketboll

Përballje interesante dhe me kthesa në rezultat në mes të rivalëve të qytetit

Nga: Fikret Ramaj Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Vashat e Junior-06 Moni Bau

Në përballje në mes të rivalëve të qytetit të Prizrenit, u luajt një lojë interesante, por edhe me kthesa në rezultat.

Vashat e Junior-06 Moni Bau në fund arritën që ta fitojnë këtë derbi të rivalëve të qytetit me rezultat 87:83. Duhet potencuar se loja kishte aksione të shpejta, kombinime të bukura, të cilat përfundonin me konkretizim.

Çereku i parë i lojës kaloi thuajse në dominim të plotë të vashave të Bashkimit,treguan organizim më të mirë të lojës,kishin aksione të rrjedhshme dhe në fund e përmbyllën këtë çerek me epërsi prej 16 pikësh – 27:11.

Image

Duke e parë këtë disavantazh, vashat e Junior-06 Moni Bau, u mobilizuan dhe treguan një lojë ndryshe nga çereku i parë. Vashat e Junior-06 me një lojë të bukur, aksione të rrjedhshme arritën që çerekun e dytë ta përmbyllin me rezultat të barabartë – 16:16.

Pjesa e parë e lojës i takoi ekipit të Bashkimit, ku rezultati në fund të kësaj pjesëloje tregonte shifrat – 43:27 në favor të vashave të Bashkimit.

 Fillimi i pjesës së dytë apo i çerekut të tretë ishte i furishëm. Vashat e trajnerit, Ramush Rushiti thuajse u këndellën plotësisht dhe gradualisht filluan ta marrin lojën në duart e tyre. Duhet përmendur aksionet e organizuara për mrekulli, kombinimet në mes të vashave, si dhe preciziteti i lartë i vashave të Junior-06 Moni Bau, bëri që rezultati në këtë çerek të jetë në favor të tyre – 20:16.

Çereku i katërt ishte vendimtar. Pas një loje interesante dhe me kthesa në rezultat, vashat e Junior -06 Moni Bau e përmbyllin këtë çerek me fitore 25:13, porse rezultati final ishte 72:72. Pas kësaj situate dhe këtij rezultati shkohet në vazhdime prej 5 minutash, në mënyrë që përcaktohej fituesi. Por, përsëri edhe pas përfundimit të 5 minutave shtesë rezultati ishte i barabartë – 78:78.

Të dyja ekipet treguan lojë të shkëlqyeshme. Pas këtij barazimi vazhdoi edhe një lojë tjetër shtesë prej 5 minutash. Në këtë vazhdim, vashat e Junior-06 Moni Bau, treguan një përgatitje të lartë fizike, duke zhvilluar aksione brilante. Vashat e Junior-06 Moni Bau, të udhëhequra nga lojtarja e ndeshjes, Nazmije Qukiqi, e cila realizoi 33 pikë (12 asistime e 14 topa të rrëmbyer) në fund, pas një loje dramatike arrijnë që të korrin fitore me plot meritë me rezultat 87:83.

Krejt në fund, duhet potencuar se loja u zhvillua në frymën e lartë sportive, ku vashat e Junior-06 Moni Bau të trajnerit, Ramush Rushiti me meritë fituan këtë përballje. Vashave fituese urime e suksese në garat e mëtejme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat