Lulzim Imeri ka një mesazh para finales së Superkupës: Për t'i respektuar këta Luana të Kosovës...

Basketboll

Lulzim Imeri ka një mesazh para finales së Superkupës: Për t'i respektuar këta Luana të Kosovës...

Nga: K. G. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:20
Imeri ka një mesazh para finales së Superkupës: Për të respektuar këta Luana të Kosovës...

Veprimtari sportiv, Lulzim Imeri, ka një mesazh domethënës para finales së Superkupës së Kosovës në basketboll (meshkujt), mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Imeri ka bërë thirrje që tifozët të anojnë ashtu si iu ka hije pavarësisht se cili do të triumfojë, me porosinë: T’i nderojmë luanat e Kosovës.

“Për të respektuar këta Luana të Kosovës që po qëndrojnë stoikisht dhe sypatrembur në veriun e Kosovës.

Image

Lulzim Imeri

Sot (17.00) dy tifo grupet duhet harruar inatet dhe t'ia lehtësojnë FBK-së dhe Organeve të sigurisë organizimin dhe zhvillimin e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet KB Prishtina - KB Trepça 

Mos të harrojmë se këta Luana janë ‘Torcidë’,  ‘Plisa’, ‘Shqiponja’ ‘Xhebraila’, ‘Arpagjikë’,  ‘Kuqezinjtë e Jakovës’. 
Janë Dardanë. 

Zoti i ruajt policët e Kosovës”, ka shkruar Imeri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat