Sot dy përballje interesante

Basketboll

Sot dy përballje interesante

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Sot dy përballje interesante

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e javës së 12-të.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Minatori”, mes Trepçës e Pejës.

Mitrovicasit hyjnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, ashtu si edhe pejanët që kishin tetë fitore radhazi.

“Xehetarët” kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e dy humbje.

Duelin e parë të këtij edicioni e kishin fituar pejanët 83:72.  

Në ndeshjen tjetër Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Kuqezinjtë hyjnë në këtë ndeshje me bilanc prej pesë fitoresh e gjashtë humbjeve, kurse kampionët në fuqi pas pesë fitoreve radhazi, krahas katër humbjeve që kishte regjistruar në fillim.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Shani Nushi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat