Pezullohet Liga Unike

Basketboll

Pezullohet Liga Unike

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:54
Pezullohet Liga Unike

Bordi Drejtues i Ligës Unike sot më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave.

Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige.

Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij, njofton Ilir Trebicka, kryetar i Ligës Unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat