Darvin Ham: Nuk kam ardhur te Lakers për të humbur

Basketboll

Darvin Ham: Nuk kam ardhur te Lakers për të humbur

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:13
Darvin Ham

Nuk kam ardhur te Lakers për të humbur, po sjell një ndryshim në kulturën e të luajtur basketboll”

Sezoni 2022-2023 për skuadrën e Lakers ka nisur mjaft keq, me vetëm 2 fitore në 10 ndeshje të luajtura deri më tani, duke u renditur në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit. Ndonëse pritej një start tjetër, skuadra e drejtuar nga trajneri Darvin Ham ka zhgënjyer deri më tani.

Gjithsesi, trajneri Ham shprehet se është vetëm çështje kohe që situata të ndryshojë për mië, pasi ai ka vetëm pak muaj që po punon me skuadrën. “Miqtë e mi, dua t’ju them një gjë.

Ajo që po kalojmë tani është një situatë që mund t’ i ndodhë çdo skuadre, pasi jemi në fillimin e asaj që ne po përpiqemi të ndërtojmë, si një ndryshim në kulturën e të luajtur basketboll”, tha Ham.

“Është një ndryshim që po bëjmë për t’u rikthyer në majën, për të qenë sërish kompetitivë, duke ndërtuar një bazë të fortë. Nuk ka për të qenë gjithnjë kështu, së shpejti do të ketë një ndryshim në tendencën e rezultateve. Unë s’kam ardhur këtu për të humbur dhe Lakers nuk më sollën këtë për të humbur”, tha Darvin Ham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat