Ylli niset drejt Izraelit, të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup

Basketboll

Ylli niset drejt Izraelit, të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Ekipi i Golden Eagle Yllit do të udhëtojë sonte drejt Izraelit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e tretë në FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të luajnë kundër Hapoel Galil Elionit. Kjo do të jetë ndeshja e katërt në Grupin A.

Këto dy skuadra ishin takuar mes vete edhe më 12 tetor, me skuadrën nga elita e basketbollit të Izraelit që kishte shënuar fitore me rezultatin 76:93. Ndeshja ishte zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Nga tri ndeshjet e para, skuadra nga Suhareka ka regjistruar dy humbje dhe një fitore, kurse skuadra izraelite ka dy fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat