Phoenix kalon pengesën Dallas, bie Miami

Basketboll

Phoenix kalon pengesën Dallas, bie Miami

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:31
Phoenix kalon pengesën Dallas, bie Miami

Debutimi për t`u kujtuar për Paolo Banchero në NBA: zgjedhja e parë e përgjithshme në draft, shfaqet menjëherë me 27 pikë dhe 9 kërcime në tabelë, pavarësisht humbjes së Orlandos me Detroit (113:109).

Në këtë fillim sezoni të NBA, ndeshja e madhe me Dallas shkon për Phoenix, 107-105. Luka Doncic, i papërmbajtshëm, 35 pikë por që mbetën në kuadrin e statistikave. Në kahun tjetër u dallua Booker me 28 pikë.

Ndërkohë Brooklyn, San Antonio dhe Denver bien përballë New Orleans, Charlotte dhe Utah.

Chicago pushton Miamin falë dhe 37 pikëve të DeRozan. Fitojnë Uashington, Atlanta, Memphis dhe Toronto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat