Tuhina, Rrahmani e Dekaj, iu bashkohen Kosovës U20

Basketboll

Tuhina, Rrahmani e Dekaj, iu bashkohen Kosovës U20

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 20:07
Kosova

Tri basketbolliste iu bashkohen Kombëtares së Kosovës U-20.

"Astera Tuhina, Agnesa Rrahmani dhe Diellza Dekaj ju kanë bashkuar Kosovës U20, pasi ishin në Qipro me Kosovën A.

U20 te femrat po përgatitet në Gjakovë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Shkup nga 9 deri më 17 korrik.

Vashat e Kosovës janë në grup me Maqedoninë Veriore, Kroacinë dhe Malin e Zi", njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat