Kryendeshja në Tiranë

Basketboll

Kryendeshja në Tiranë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:09
Kryendeshja në Tiranë

Superliga e basketbollit të meshkujve nesër do të luajë takimet e javës së 15-të për sezonin e rregullt.

Kryendeshja e javës do të zhvillohet në “Farie Hoti”, me Tiranën vendëse që në orën 18:00 do të masë forcat kundër Teutës. Dy skuadra që janë favoritet më të mëdha për fitimin e titullit kampion.

Kryeqytetasit dhe durrsakët këtë sezon janë përballur deri më tani edhe në dy finale, teksa bregdetarët triumfuan në Superkupë, ndërsa bardheblutë në Kupë.

Ndërkohë që do të ndeshen gjithashtu edhe në “play off”-in e Ligës Unike.

Për sa u përket takimeve të tjera, në orën 16:00 në “Asllan Rusi” do të luhet derbi Dinamo-Kamza, ndërsa në orën 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, Vllaznia vendëse pret Partizanin.

Nëse llogaritë për zonën “play off” janë të mbyllura, beteja e mbijetesës mes Partizanit dhe Dinamos është më e zjarrtë se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat